Shqip   •   English   •   Srpski

Pantiq kërkon armatosjen e mbrojtjes civile

05 / 02 / 2013, 13:23

pantic

Pantiq ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të ndërprenë çdo komunikim me pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it.

Kërstimir Pantiq, pas plagosjes së dy fëmijëve serbë në veri të Mitrovicës, kërkon armatosjen e mbrojtjes civile serbe si dhe largimin e KFOR-it dhe EULEX-it nga veriun i Kosovës.

I ashtuquajturi kryetar veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiq, ka theksuar se ka gjetur edhe akterët e sulmit që kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e një serbi e ata janë ‘terroristët shqiptarë’, njofton nga Mitrovica korrespondenti i Kohës Ditore.

Pantiq ka kërkuar që për shkak të pamundësisë së KFOR-it dhe EULEX-it që të mbrojnë popullatën serbe në veri të Mitrovicës komandanti i KFOR-it në Kosovë si dhe shefi i EULEX-it të japin menjëherë dorëheqje dhe të largohen nga Kosova.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të ndërprenë çdo komunikim me pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët i ka quajtur forca okupuese, dhe ka kërkuar në emër të komunës në veri të Mitrovicës që këto forca ta braktisin menjëherë veriun e Kosovës.



Komento