Paniku në Rusi: Dezintegrohet meteori, 250 të lënduar
15 / 02 / 2013, 10:16
Të paktën 250 persona janë lënduar pas një ‘breshër’ gurësh të meteorit të dezintegruar në qiell, ra mbi Rusinë Qëndrore. Shpërthimi i tyre shkaktoi dridhje toke , theu xhama dritaresh nga të cilat u lënduan mbi 250 veta ,kanë deklaruar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Moskë.

Gurë të ndritshëm që digjeshin janë parë nga largësia prej qindra kilometrash kur kanë rënë në rajonin e Uralit, kurse banorët e Chelyabinskut kanë raportuar dridhje të tokës e aktivizim të përnjëhershëm alarmesh të veturave.
Mbetje të objektit që ra nga qielli janë parë rreth 200 kilometra në veri të Chelyabinskut në Yekaterinburg.
Sipas televizionit britanik BBC afro 100 persona që pësuan lëndime kryesisht nga xhamat e thyer dhe lëkundjet e shkaktuara nga ‘shiu’ meteorik, janë dërguar për trajtim hospitalor.
Dëshmitarët kanë konfirmuar për agjencinë Rojters se shpërthime të mëdha janë ndëgjuar në orët e hershme të mëngjezit së të premtes dhe se dridhjet e shkaktuara nga ai janë ndier në godinën 19 katëshe në qendër të qytetit.
Associated press ndërkaq raporton se nga ‘breshëri I gurëvë që kanë rënë nga qielli’ është shkatërruar fabrika e zinkut.
Thuaja se të gjitha mediat botërore raportojnë që rajoni Chelyabinsk njihet si rajon qëndror industrial i Rusisëre, ku ndoddhet temocentrale nukleare dhe deponia e mbeturinave atomike Mayac.
Aktualisht mijëra punonjës të njësiteve emergjente, raportohet se janë dërguar në vendin e ngjarjes për ti ofruar ndihmën të lënduarve.
Sipas burimeve të NASA-së, javën që shkoi Info Globi ka raportuar për parlajmërimin e bërë nga zyrtarët e saj se gjatë ditës së premte, pra pikërisht sot pritet që pranë tokës të parakalojë një asteroid, i cili, sic parashihej nuk do të bie në tokë, por do të mund të dëmtoj transmetuesit satelitor dhe të shkaktoj crregullime në fushën e komunikimit.
Aktualisht nuk dihet nëse fjala është për pjesë të dezintegruara të këtij asteroid apo për ndonjë trup tjetër qiellor.
Ajo cfarë po raportohet në mediat ndërkombëtare është se ‘një meteor është shkatërruar në qiell diku mbi mallet e Uralit, kurse pjesëzat e tij që I përfshiu zjarri u ‘derdhën’ mbi rajonin Chelyabinsk dhe kanë rënë në tokë duke shkaktuar shpërthime të fuqishme. Si pasjë e tyre u dridhë toka dhe u thyen shumë xhama nga copëzat e të cilëve u lënduan mbi 250 veta.
Rrjetet sociale janë përfshirë me deklarata qytetarësh, të cilët përshkruajnë panikun dhe frikën nga UFO-të, apo objektet e paidentifikuara, mirëpo burimet zyrtare në Rusi dhe bota shkencore theksojnë se fjala është vetëm për një mëtëor të dezintegruar.
‘Shiu I meteorëve’ shprehje kjo që njihet për rënien e copëzave të meteorëve që dezintegrohen, është e njohur për shumë kë, sepse qindëra mijëra adhurues të fenomeneve në hapësirë në vazhdimësi kanë raportuar dhe regjistruar me kamerat e tyre situatat kur pjesë të caktuara të qiellit tokësorë janë pushtuar nga mbetje meteorësh e kometash të ndritshme që jo rrallë kanë përfunduar në Tokë./infoglobi/v.b.





