Pamje të reja të atyre që na rrethojnë
14 / 02 / 2013, 8:37
Mbi 150 fise të botës janë të rrezikuara që të asimilohen, siç ka ndodhur gjatë historisë, e cila është rishkruar sa e sa herë mbi varret e panumër fisesh njerëzore gjatë pesë shekujve të kaluar, që janë humbur pa gjurmë.
Shkruan: Veronika Bajcinovci/infoglobi
Fotografi të reja janë distribuar për të shpaluar pamjet e indianëve të Brazilit, që nuk janë parë deri më tani. Ata jetojnë në Brazil afër kufirit me Peru dhe janë zbuluar në xhunglat e linjës kufitare mes këtyre dy shteteve.
Fotografitë janë realizuar nga Departamenti i Indianëve të Brazilit dhe i janë lejuar ‘Survival International’, që t’i përdorë për fushatat e kësaj OJQ-je për mbrojtjen e territoreve. Autoritetet e Brazilit, si nënvizojnë në ‘Survival International’ ka vite që monitorojnë indianët e pakontaktuar. Monitorimi bëhet nga ajëri përmes vëzhgimit nga fluturaket dhe avionët, dhe me qëllim që të mblidhet evidenca e nevojshme për ti pushtuar tokat e tyre.
‘Indianët padyshim dëgjojnë zhurmën e aeroplanëve para se t’ia dalin ti shohin ata. Sigurisht se deri më tani kanë ndëgjuar panumër zhurmash të aeroplanëve komercialë e qeveritarë’, thonë përfaqësues të Survival International.
Pamjet shpalojnë komunitete të njerëzve të shëndetshëm, shporta me pemë të freskëta si papaja, etj. Ats si thonë aktivistët e shumtë për të drejtat e njeriut, jetojnë ngjashëm me fiset e tjera indiane që jetojnë përgjatë brezit të Amazonit.
‘Indianët e Brazilit, si edhe ata të Perusë e të viseve tjera, kanë kopështet e tyre përplotë pemë e perime, si pataja, kunguj, patate të ëmbla, banane, etj’ thënë në SI dhe shtojnë se ’ Meshkujt kanë përparëse të punuara nga pambuku, ndonjëherë mbajnë kapelë, dhe sipas rregullit mbajnë shtizat dhe shigjetat, që i përdorin për gjueti’
Lideri i Indianëve të Brazilit, Davi Kopenawa Yanomami, ka deklaruar sot se ‘vendet ku jetojnë, peshkojnë apo merren me gjueti indianët, duhet të vihen në mbrojtje, prandaj është e nevojshme që pamjet e fiseve të pakontaktuara ende t’i tregohen botës, në mënyrë që të dihet se në ato territore jetojnë njerëz, jetën dhe vendin e të cilëve autoritetet duhet ta respektojnë’../InfoGlobi/





