Shqip   •   English   •   Srpski

Opozita lëshon seancën

14 / 02 / 2013, 16:48

Edhe sot, Kuvendi i Kosovës nuk votoj për anëtarët e Bordit të AKP-së, për shkak të mos prezencës së deputetëve të opozitës në seancë.  

 

kuvendi_kosoves_2013

Deputetët e LDK-së dhe të VV-së lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të pakënaqësisë së tyre, lidhur me emrat e anëtarëve të Bordit të AKP-së.

Ata thanë edhe një herë se nuk do të votojnë për emra që janë emra politikë, dhe që i sjellë politika në pushtet.

Kurse deputetët e AAK-së, për dallim nga dy partitë tjera në opozitë, qëndruan në sallë, por thanë se do të votojnë kundër, për Bordin e AKP-së.

Ndryshe, shumë herë në partia pushtet ka deklaruar se për çfarë do votimi, pozita i ka numrat në Kuvendin e Kosovës, por edhe sot kjo gjë u dëshmua se ata nuk i kanë numrat në Kuvend.InfoGlobi.



Komento