Nuk ka qumësht të rrezikshëm Dukat dhe Vindija në Kosovë
09 / 02 / 2013, 16:29
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës si autoriteti me i lartë për kontroll të ushqimit ne vend, ka reaguar lidhur me lajmin se qumështi Dukat dhe Vindija që gjenden në tregun kosovar janë të rrezikshëm.
AUV ka njoftuar qumështi Dukat dhe Vindija qe gjendet në qarkullim ne tregun e brendshëm është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Me te marrë informatën nga autoriteti kroat i ushqimit se ne produkte te caktuara të prodhuesit Dukat dhe Vindija ka përqindje më te lartë të Aflatoksine atëherë ne si autoritet kemi ngritur kontrollin ne nivelin me të lartë” thuhet në kmunikatën për media dërguar nga kjo agjenci ku shtojnë se kanë verifikuar të gjitha të dhënat për produktet qe importohen dhe kanë vërtetuar se produktet me paketime në sasi dhe cilës të përbërësve qe është ngritur shqetësimi nuk ka në Kosovë.
“Shumica e këtyre llojeve nuk importohen por edhe ato lloje që importohen nga këta dy prodhues u verifikuan ne depot e importuesve të vendit tonë dhe nuk kemi hasur në asnjë produkt qe korospodon me të dhënat qe janë raportuar nga autoriteti kroat i ushqimit qoftë përmes paketimit në sasi apo edhe përmes datave të prodhimit dhe kadencës. Produktet të këtyre prodhuesve qe aktualisht gjenden në treg e Kosovës janë të sigurta” thuhet në njoftim.
Kjo agjenci gjithashtu njofton se është në kontakte të vazhdueshme me autoritetin kompetent për të gjitha risit rreth dyshimeve në përbërje që paraqiten nga prodhuesit e tyre.
“Po ashtu kemi dhen urdhër ndalesën e importit të produkteve në bazë të dhënave qe janë publikuar si të dyshimta se u ndalohet importi”.
“Të gjitha produkte qe do të importohen në të ardhmen nga këta prodhues do të mostrohen dhe vetëm kur rezultati i analizave tregon se produkti është brenda parametrave të lejuar për konsum atëherë lejohet për shitje” thuhet në njoftim.





