Nesër jepet shfaqja “Ah, Karmella”
11 / 02 / 2013, 18:42
Premiera për publikun e shfaqjes “Ah, Karmella”, do të jepet nesër më 12 shkurt, në ora 19:30, në Teatrin e qytetit të Prishtinës – “Dodona”.

Regjinë e kësaj shfaqjeje e ka bërë Ekrem Sopi, me autor Jose Sanchis Sinisterra.
Në këtë shfaqje luajnë: Florentina Ademi, Besim Ajeti, Doresa Rexha, ndërsa skenografinë dhe kostumografinë e kanë bërë Gresa Zajmi e Memli Kelmendi.
Ndërkaq, koreografia, është bërë nga Doresa Rexha, ndriçimi nga Skender Latifi, kurse punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi, fotografitë Avni Selmani dhe dizajni Festim Matoshi. InfoGlobi.





