Nëna e Naronit falënderon të gjithë për zemërgjerësinë
02 / 02 / 2013, 18:46

Pas shumës së mbledhur të parave të cilat nevoiteshin për shërimin e Naronit, nëna e Naronit, Fjolla Gjonbalaj ka falëndëruar të gjithë personat të cilët kanë ndhmuar për tu arritur kjo shumë.
Gjonbalaj ka uruar që ky fat i Naronit për grumbullim të shpejtë të parave ti pret edhe të gjithë fëmijët e tjerë të sëmurë.
“Ndjehem e emocionuar dhe e obliguar ne emrin tim si nëna e Naronit dua të ju falënderoj nga zemra për zemërgjersin që keni treguar për një javë të plotë. Jam shumë e emocionuar s’kam fjalë . Uroj që të gjithë fëmijët që kanë nevojë si Naroni të veproni kështu. Me këtë buzqeshje të Naronit dua të iu falënderoj gjithë popullin për kontributin që bëtë për të. Na ka mbet vetëm lutja Zotit për operacionin që ka. Me shumë Respekt Familja Kqiku dhe Gjonbalaj” ka shkruar Fjolla Gjonbalaj (nëna e Naronit)./InfoGLOBI/





