Në Kryesinë e PDK-së mund të futen edhe anëtarët “e thjeshtë”
07 / 02 / 2013, 9:25

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i përmbyllë brenda muajit procedurat e brendshme për konsolidimin e organeve të saj.
Kjo parti, e cila do t’i ketë katër nënkryetarë dhe 27 anëtarë të kryesisë, sipas koordinatorit të zgjedhjeve, Basri Musmurati, tashmë është duke u marrë me çështje teknike në mënyrë që të ftojë takimin e parë të Këshillit Drejtues i cili më pas do të votojë për anëtarët e Kryesisë, shkruan Koha Ditore.
“Ne jemi duke u përgatitur që ta ftojmë mbledhjen e Këshillit Drejtues. Mirëpo janë 155 anëtarë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre janë të rinj. Duhet të vëmë kontaktet e para me ta, kështu që po merremi me çështje teknike, pasi që jemi duke i mbledhur të gjithat të dhënat e tyre personale që janë të nevojshme dhe më pas të ftohet Këshilli Drejtues i partisë. Por kjo nuk pritet të ndodhë këtë javë pasi që ka shumë punë në këtë drejtim”, ka treguar Musmurati. Duke mohuar se PDK-ja e ka të gatshme listën me emrat e nënkryetarëve dhe të anëtarëve të saj, Musmurati ka thënë se kandidat për anëtarë të Kryesisë mund të jenë edhe anëtarët e thjeshtë të partisë





