Ndërpriten hulumtimet për ‘grimcën e zotit’
14 / 02 / 2013, 19:01
Entuziazmi i mediave që kanë përcjellur në vazhdimësi hulumtimet shkencore pranë Institutit shkencor CERN në Zvicër ka rënë dukshëm kur shkencëtarët komunikuan lajmin se po ndërpritet projekti për hulumtimin e ‘grimcës së zotit’ apo njësisë më të vogël se protoni, e cila si është raportuar gjatë viteve të fundit, ka masë dhe krijon energjinë. Për shkak të masës dhe energjisë shumë kush këtë e ka cilësuar si ‘Grimcë e Zotit’ .

Pas lajmit për ndërprerjen e hulumtimeve nuk po ndalen spekulimet e shumta, por deri te ndërprerja nuk erdhi për shkaqe, as politike e as ekonomike. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë formë tjetër të presionit mbi ekipin e CERN-it, i cili në radhët e veta ka disa dhjetëra shkencëtarë nobelistë.
“ Projekti hulumtues ndërpritet përkohësisht, ndoshta për dy vjet, sepse ka ardhur koha që të riparohen paisjet në të cilat janë realizuar hulumtimet e deritashme shumë vjeçare’, kanë deklaruar zyrtarët e CERN-it.
Shkrimtari kontravers Dan Broën ka qenë i pari që ka raportuar disa herë se CERN në fakt është Instituti i cili konsiderohet se ka pajisjen më të madhe mekanike në botë. Fjala është për aceleratorin (përshpejtuesin rrotullues) i cili është i gjatë mbi 27 kilometra dhe që shtrohet nëntokë duke e lidhur Zvicrën me Francën.
Boton Higgs, apo ‘Grimca e Zotit’ sipas revistave të shumta shkencore është zbuluar për herë të parë në vitin 2012, apo të paktën ky ka qenë viti kur lajmi ka depërtuar deri tek publiku i gjerë. ‘Grimca Zotit’ është njësia më e vogël në natyrë, e cila besohet se ka masë dhe është në interaksion të vazhdueshëm më çdo gjë që ndodhet në natyrë. /infoglobi





