NASA: Toka nuk do të përplaset me 2040
22 / 12 / 2012, 14:15
Në një ditë kur parashikimet për fundin e botës u hodhën poshtë, NASA solli lajme më të mira për Tokën

Një asteroid, i cili mendohej se do të përplasej me planetin tonë, nuk përbën më rrezik. NASA u shpreh se pasiguritë e mëparshme për orbitën e asteroidit, i njohur si 2011 AG5, tashmë tregojnë se nuk ekziston një mundësi e tillë e goditjes së Tokës në shkurt të vitit 2040, shkruan Koha. Për tu siguruar se çfarë mund të ndodhë me asteroidin në të ardhmen, NASA bëri thirrje që të bëheshin më shumë vëzhgime. Astronomë nga Universiteti i Hawait, në Manoa, ndërmorën një përgjegjësi të tillë dhe u përpoqën ta vështronin asteroidin disa ditë në tetor. Sipas studimeve të NASA-s, rreziku i përplasjes në vitin 2040 u eliminua. Si transmeton BW, në bazë të studimeve të reja, pozicioni i Tokës në shkurt të vitit 2040 nuk bën pjesë në rrugët e ardhshme të asteroidit./InfoGlobi/





