Shqip   •   English   •   Srpski

Krasniqi: Harrojeni se AKK-ja mund ta luftoj korrupsionin

11 / 02 / 2013, 14:33

(E plotësuar)- Deputetët e Kuvendnit të Kosovës me 54 vota pro, 45 kundër dhe 2 abstenime, miratuan Propozim-strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017. Opozita bëri thirrje për mos votim të kësaj strategjie, kurse kreu i Kuvendit ju bëri me dije të gjithëve në seancë se Agjencia Kundër-Korrupsion nuk mund ta lufton korrupsionin në vend.

 

kuvendi_kosoves_2013

Kryekuvendari, Krasniqi duke ju drejtuar deputetëve në sallë tha se “nëse dikush mendon se me Agjencinë Kundër Korrupsion lufton korrupsionin, ta harroni këtë mendim”.

E kundër kësaj Strategjie ishte edhe partia më e madhe opozitare në vend, LDK-ja, e cila përmes deputetit Arben Gashit, ju bëri thirrje deputetëve që mos ta votojnë këtë Strategji.

Kurse, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Strategjia në fjalë nuk ka pësuar fare ndryshime, dhe është hartuar në mënyrën më të keq të mundur. Ajo bëri të ditur se shoqëria civile ka qenë e përjashtuar në këtë Strategji, duke mos marrë pjesë në diskutime. InfoGlobi.

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale. Po ashtu Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë, projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

Deputetët m 51 vota për, 33 kundër dhe 7 abstenime votuan për projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, kurse me 94 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim, deputetët votuan për projektligjin për  parandalimin e financimit të terrorizmit.

Megjithatë, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan këtë projektligj, duke ju bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ata.

Seanca e Kuvendit në rend të ditës ka edhe shqyrtimin e Propozim-strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017. InfoGlobi



Komento