Minjtë e laboratorit me shqisën e gjashtë
14 / 02 / 2013, 18:50
Shkencëtarët amerikanë ‘inskenuan’ me sukses shqisën e gjashtë tek minjtë e laboratorit. Këtë e kanë arritur duke mbjellur në trurin e minjve impiantin e quajtur ‘shqisa e gjashtë’.

Paisja eksperimentale u mundësoi minjve që të ‘prekin’ rrezet infra të kuqe, të cilat në rrethana normale nuk mund t’i shohin.
Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit ‘Duke’ në fakt kanë mbjellur në trurin e minjve një detektor që identifikon rrezet infra të kuqe dhe e kanë lidhur atë me elektrodat mikroskopike, të cilat mundësojnë leximin dhe transferimin e informatës, përkatësisht reagimeve që ndodhin në trurin e minjve.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature Communications.
Ky eksperiment, nëse realizohet me sukses ashtu siç e kane menduar shkencëtarët, do të ndihmojë shkencat e mjekësisë.
Raportohet se nga suksesi i eksperimentit do të varet edhe suksesi që në trurin e njeriut të mbjellët impiante që do të riparojnë pjesët e trurit që ndërlidhen me reflekset e të pamurit. /infoglobi





