Shqip   •   English   •   Srpski

Mbi 30 të vrarë në Irak

03 / 02 / 2013, 15:49

Iraqi security personnel are seen at the site of a suicide bomb attack in KirkukMbi 30 të vrarë e 70 të lënduar ishte epilogu i sulmit të sotëm vetëvrasës në Kirkuk të Irakut, vend ky i pasur me naftë e ku etni të ndryshme janë armiqësuar me vite në kuadër të përpjekjeve për të vendosur dominimin mbi të.

Bagdad: Të veshur me uniforma policie e të paisur me bomba disa persona kryen një sulm në qytetin verior të Kirkukut, me ç’rast kanë vrarë rreth 30 veta dhe kanë plagosur 70 të tjerë.

Zyrtarët në Irak pohojnë se shpërthimi ka ndodhur sot në orët e mëngjezit dhe shtojnë se deri në mesditë për këtë sulm vetëvrasës ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Mediat botërore raportojnë që ‘kryengritës islamikë të sektit suni, me lidhje me Al Kaidën, shpesh kryejnë sulme ndaj forcave të sigurisë, në përpjekje për të minuar qeverinë e kryeministrit Nuri Al Maliki dhe për të nxitur dhunën sektare’.

Qyteti Kirkuk një vend i pasur me naftë, ndodhet rreth 250 kilometra larg Bagdadit dhe njihet si vend ku jetojnë të përçarë arabë, kurdë, turkmenë e të tjerë. /infoglobi



Komento