Lunaçek, bën thirrje për luftimin e korrupsionit
12 / 02 / 2013, 12:47

Deputetja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, bën thirrje për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Kërkesën për një qasje më serioze ndaj korrupsionit e bëri me rastin e prezantimit të rezolutës për Kosovën, e cila është votuar javën e shkuar nga këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së, e që në mars pritet të votohet edhe në Parlamentin Evropian.
Lunaçek foli edhe për situatën në veri duke thënë se “Ka vende në Bashkimin Evropian që ia kanë thënë edhe Serbisë që pa shpërbërjen e strukturave paralele nga Kosova, sidomos ato të sigurisë, nuk ka asnjë mundësi që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.





