Lugina e Vdekjes edhe më tej …
29 / 12 / 2012, 15:52
‘Lugina e Vdekjes’ njihet jo vetëm, si vendi me lartësinë më të ulët mbidetare por edhe si vendi me temperaturat më të larta në botë.

Washington: “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni, mbetet edhe më tej vendi me temperaturat më të larta në planetin Tokë, shkruan e përditshmja amerikane New York Times.Sipas gazetës temperaturat në ‘Luginën e Vdekjes’ ku para 100 vitesh temperatura më e lartë e arritur ishte 56.6 gradë apo 134 shkallë Fahrenheit.
E përditshmja amerikane shkruan se aktualisht është duke u diskutuar edhe mundësia që të kremtohet 100 vjetori i ‘Luginës së Vdekjes’ e cila njihet jo vetëm, si vendi me lartësinë më të ulët mbidetare por edhe si vendi me temperaturat më të larta në botë. /infoglobi/v.b.





