Liderët ngushëllojnë familjen Sylejmani
11 / 02 / 2013, 14:16
Liderët nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga bota, ngushëlluan familjen Sylejmani me rastin e vdekjes së profesorit, themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sylejmani.

Kreu i ekzekutivit kosovar në telegramin e ngushëllimit shkruan se kontributi i tij për arsimimin e gjeneratave në Universitetin e Prishtinës, si dhe në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe në rritjen e këtij institucioni, do të çmohet dhe e respektohet nga të gjithë.
“Humbja e profesorit Sylejmani është një humbje jo vetëm për institucionet ku punoi, por edhe për albanologjinë në përgjithësi”, thuhet në telegramin e Thaçit.
Kurse, telegramin e lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, thuhet se z. Sylejmani do të mbetët në kujtimet tona si një veprimtar i shquar i arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe kontribuues në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
“Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes Sylejmani për humbjen e tyre, por njëkohësisht jemi të sigurt që z. Fadil Sylejmani dhe familja e tij, ashtu si edhe ne, mbetën krenar për arritjet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, për të cilin ai punoi shumë”, thuhet në telegram. InfoGlobi





