Shqip   •   English   •   Srpski

Liderët: 15 ditë fushatë parazgjedhore

13 / 02 / 2013, 14:48

Liderët e partive politike janë dakorduar që fushata parazgjedhore nga 30 ditë sa ishte më parë të jetë vetëm 15 ditë, por ky vendim është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që sipas së cilës fushata parazgjedhore do të duhej të mbetej në 30 ditë.

Përveç kësaj marrëveshje liderët e partive politike zgjedhjet_2013nuk kanë arritur marrëveshje sa u përket listave zgjedhore, përbërjes së KQZ-së dhe pragut zgjedhor, që sipas liderëve këto çështje kanë mbetur të diskutohen në takimet tjera të radhës.

Kryetari i PDK-së Hashim Thaqi tha se ekziston një klimë e mirë e diskutimit, prandaj procesi i refomës do të vazhdojë.

Sa i përketë listave zgjedhore, krerët e PDK-së dhe LDK-së, Thaci e Mustafa u shprehen se kanë qëndrime të përafërta. Isa Mustafa u shpreh për lista të hapura, dhe në këtë pikë po thuajse edhe Thaci ka pozicion të njëjtë. InfoGlobi



Komento