Shqip   •   English   •   Srpski

LDK: Shtrenjtimi i energjisë elektrike reflekton dështimet e Qeverisë

07 / 02 / 2013, 14:20

f1_04hoti-jpg1330892871

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim faktin se qytetarët i kanë pranuar të shumëfishuara faturat e energjisë elektrike.

Sipas LDK-së mesatarisht, faturat janë rritur për dy deri në tre herë.
LDK vlerëson se shkaktari kryesor për këtë gjendje është Qeveria Thaçi.
Sipas LDK-së kjo ka dy arsye një se Qeveria ka rritur tantiemën për thëngjill nga 0.23 cent në 3 euro për tonë. Kjo është një rritje për 13 herë, apo 1300% dhe dy në letrën dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është nënshkruar nga Kryeministri Thaçi, bëhet e qartë se do të kërkohet rritja çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor. Prandaj, Qeveria ka nxitur rritjen e çmimit të energjisë për 9% vitin e kaluar si masë për zvogëlimin e shpenzimeve publike.

LDK shkaktar tjetër e sheh vetë KEK-u kjo pasi që sipas tyre kjo kompani është zhytur në jo efikasitet, keqmenaxhim dhe keqpërdorim.
LDK thotë se KEK-u mbetet institucioni publik me vlerën më të madhe të tenderëve të shpallur në Kosovë por, KEK-u mbetet gjithashtu institucioni publik me numrin më të madh të tenderëve të anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik gjë që sipas LDK-së kjo është shenjë e drejtpërdrejt e keqpërdorimeve.

LDK shprehet se KEK po i ngarkon së paku dyfish më shumë konsumatorët e rregullt duke shtuar se shtrenjtimi i energjisë në radhë të parë po godet 40% të familjeve që jetojnë në varfëri.

Kjo parti vlerëson se rritja e çmimit të energjisë reflekton paaftësinë e Qeverisë Thaçi për të revitalizuar këtë sektor strategjik në Kosovë.

“Ju kujtojmë premtimet e Thaçit para qytetarëve të dhëna më herët për furnizim 24 orë me energji. Gjendja është e tillë që:  nuk ka as furnizim me 24 me energji elektrike,   por edhe ajo energji që ofrohet paguhet me çmime të papërballueshme për qytetarët” shprehet LDK./InfoGLOBI/



Komento