Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje
25 / 12 / 2012, 10:00
Gjatë ditës Papa 85 vjeçar do t’i drejtohet masës në Romë për t’i përcjellur borës mesazhin e tij vjetor.

Të krishterët anë e kënd botës sot i kremtojnë krishtlindjet, festë kjo fetare e cila shënon lindjen e Krishtit në Bethlehem. Në këtë qytet, mesha e krishtlindjeve është shënuar në kishën e vjetër 1700 vjet e cila është ndërtuar në vendin ku besohet se ka lindur Krishti.
Në ndërkohë në Vatikan Papa Bendiki i 16-të ka mbajtur meshën tradicionale në bazilikën e Shën Pjetrit ku mes tjerash ka shprehur lutjen që ‘të vendoset paqja mes Izraelit dhe Palestinës’
Është lutur edhe për paqe në Liban, Siri dhe Irak.
Gjatë ditës Papa 85 vjeçar do t’i drejtohet masës në Romë për t’i përcjellur borës mesazhin e tij vjetor.
Mesha e krishtlindjeve është mbajtur dje edhe në kishën e katolike në Prishtinë ku qindra të rinj e të reja të besimit të krishterë u lutën për lumturi, unitet dhe paqe.
Papa uron në gjuhën shqipe: Për shumë vjet Krishtlindjen!
Papa Benedikti uron në gjuhën shqipe: Për shumë vjet Krishtlindjen!
Papa Benedikti XVI ka uruar sot besimtarët katolikë në 65 gjuhë të Botës përfshirë edhe gjuhën shqipe.
“Për shumë vjet Krishtlindjen!”, ishte urimi i Papës për shqiptarët.
Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen, shpresën dhe humanizmin.
Më herët, Imzot Dodë Gjergji ka pritur mysafir të shumtë të cilët i ka uruar për këtë festë të rëndësishme të besimtareve të krishterë. Besimtarët të krishterë i kanë uruar edhe liderët e institucioneve dhe partive politike me rastin e festës së Krishtlindjes.
Imzot Dodë Gjergji foli për Krishtlindjet, rolin e kishës në shoqëri. Ai u lutë për të gjithë besimtarët për shëndet, lumturi dhe mirësi. Gjatë ceremonisë u lexuan pjesë të zgjedhura nga Bibla, dhe u kënduan këngë kishtare.
Ashtu siç e do tradita, në prag të Krishtlindjes, edhe kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, uroi të gjithë besimtarët në të gjithë vendin. Ai foli për thjeshtësinë, varfërinë dhe dashurinë triumfuese në këto kohe të vështira.
”Thjeshtësia, varfëria e Krishtlindjeve na shtynë që ne të shkurtojmë largësinë që ndan të varfërit me të pasurit, duke i mbështetur me projekte dhe duke ushtruar dashurinë ndaj njeriut sipas shembullit të Zotit. Drita që udhëheq mbretërit, nga e cila buron tradita e ndriçimit të pemës, është drita që ka nevojë çdo njeri për të ecur drejt takimit me të vërtetën. Thjeshtësia e drita e Zotit qofshin frymëzim dhe burim gëzimi për çdo njeri, në këto Krishtlindje e përgjithmonë”, deklaroi Imzot Rrok Mirdita.
Kryepeshkopi Anastas u kërkoi besimtareve ortodokse të meditojne për durimin e Krishtit dhe të tejkalojnë përmes tij, “retë e zeza” që shkakton kriza ekonomike, ankthi dhe pasiguria e epokës sonë.
Ndërsa në Maqedoni fetare, në shtetin ku shumica e besimtarëbve janë të krishterë ortodoksë dhe myslimanë.
Edhe në Maqedoni krerët e institucioneve kanë uruar besimtarët katolikë.
Në urimin e tyre përmendej se Krishtlindjet rikujtojnë porositë më të mira të fesë si dashuria, shpresa, respekti dhe paqja duke simbolizuar ngrohtësinë e gjirit familjar./InfoGlobi/F.H/





