Krijohet linja ajrore më e madhja në botë
14 / 02 / 2013, 14:10
American Airlines dhe US Airways janë pajtuar të shkrihen në një kompani të vetme ajrore, me një marrëveshje prej 11 milion dollarë.

Kjo linjë do të quhet American Airlines dhe do të udhëhiqet nga US Airways, CEO Doug Parker.
Bordi i të dy linjave ajrore anonimisht kanë aprovuar marrëveshjen të mërkurën mbrëma dhe e kanë bërë publike të enjten.
Ky bashkim do të zvogëloj numrin e linjave më të mëdha ajrore në 4, The new American, United, Delta dhe Southwest.
Kompanitë thanë se bashkimi i tyre do të sjellë kursime më shumë se 1 milionë euro për vit.
The neë American do ti ketë më shumë se 900 aeroplanë, 3200 fluturime ditore dhe rreth 95.000 të punësuar, duke mos përfshirë filialet rajonale.
Së bashku kwto dy kompani krijojnë linjën ajrore më të madhe në botë për nga numri i pasagjerëve./InfoGLOBI/





