Kreu i PS-së, Rama shtrohet në spital
13 / 02 / 2013, 13:46
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel ka shfaqur probleme me tensionin e gjakut.

Rama është shtruar në spitalin e këtij qyteti për të marrë serum dhe pas stabilizimit të gjendjes së tij ka vazhduar me takimet e planifikuara.
Mjeku i Spitalit të Burrelit, Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e Ramës është stabilizuar, njofton zyra e shtypit pranë Partisë Socialiste.
Siç bën me dije PS, aktualisht Rama ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë. Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë, shkruan shekulli.
Spitali i Burrelit dy vite më parë diskutohej të mbyllej për shkak të problemeve dhe mungesave në personel dhe pikërisht për në lidhje me problemet me shërbimin mjekësor po zhvillohet edhe takimi i Ramës me mjekë të këtij spitali.





