Krasniqi, ndryshe flet, ndryshe voton
13 / 02 / 2013, 9:58
Kohëve të fundit kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë votimit të ligjeve shumë shpesh ka votuar kundër apo edhe ka abstenuar sidomos për ligje, të cilat kundërshtoheshin nga opozita, por kjo nuk ndodhi të hënën.

Krasniqi iu bashkua partisë së tij kur votoi si deputetët e tjerë, duke i dhënë kështu dritën jeshile Strategjisë kundër korrupsionit, tarsnemton KTV. Ndërsa sa i përket vlerësimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit është vetëm agjenci për të mediatizuar korrupsion, ai ka marrë një përgjigje. Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni tha se deklaratat e Krasniqit e dëmtojnë në masë të madhe AKK-në, por i kujtoi atij që AKK-ja nuk është për të arrestuar njerëz.
Preteni thotë se AKK-ja i ka kryer me sukses të gjitha përgjegjësitë e veta.
E Shoqëria civile thotë si ky organizëm është krijuar vetëm për peshqit e vegjël.





