Krasniqi e Borchardt: Do bashkëpunojmë
01 / 02 / 2013, 15:16

Takohen për herë të parë kryeparlamentari i Kosovës dhe shefi i ri i EULEX-it. Bisedojnë për bashkëpunim.
Prishtinë: “Ne jemi në partneritet dhe me partneritet vijnë edhe përgjegjësitë. EULEX-i është i gatshëm që ta bëjë pjesën e vet. EULEX-i luan rol të rëndësishëm në përfshirjen e BE-së në Kosovë, si procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu i strukturuar i sundimit të ligjit. Kjo është në të mirë të të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar shefi i ri i EULEX-it, Bernd Borchardt, gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Ndërkaq kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi lart ndihmën që EULEX-i i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve të misionit të tij dhe kërkoi që “kjo mbështetje të rritet edhe më tej në të ardhmen, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike”./InfoGLOBI/





