Krasniqi: Deri sot janë dorëzuar 1756 kopje …
06 / 02 / 2013, 17:07

Prishtinë: Pritet që sot EULEX-i të i dorëzoj Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës 425 kopje të certifikuara të librave amzë regjistrave civil të komunës së Gllogocit. Në fakt ky është numri I përgjithshëm i librave amzë për këtë komunë, mëson infoglobi nga zyrtarët në EULEX.
“Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë dy muajve të fundit, si pjesë e një projekti të madh të bazuar në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia” ka deklaruar për Agjencinë Info Globi, Blerim Krasniqi, Zyrtar për Informim pranë EULEX-it.
Aktualisht, vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12,036 libra amzë. Kopjet e vërtetuara të librave amzë origjinal janë pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe EULEX-i do të vazhdoj të merret me këtë proces.
Pas dorëzimit të sotshëm, EULEX-i do të ketë dorëzuar 1756 kopje të certifikuara librave amzë, tha mes tjerash Krasniqi. /InfoGlobi/v.b.





