Korrupsioni në vlerë prej 4 miliardë $
07 / 02 / 2013, 23:15
New York: Gjatë tri viteve të fundit kostoja totale e korrupsionit në Afganistan ka shënuar rritje të dukshme dhe besohet se sillet rreth 4 miliardë dollarë.
Kostoja e korrupsionit në këtë vend, si shpalohet nga sondazhi i OKB-së , kap shumën prej hiq më pak se 3.9 miliardë dollarësh amerikanë. 
“Përkundër faktit se ka shënuar rënie numri i atyre që japin ryshfet, lartësia e korrupsionit është ende shumë e lartë’” theksojnë zyrtarët e OKB-së në Neë York.
Duke iu referuar sondazhit të publikuar sot, të njejtit shpalojnë se gjatë vitit 2012 50 për qind e personave të anketuar kanë dhënë ryshfet për ti siguruar shërbimet e nevojshme publike, kurse 30 për qind syresh janë shtrënguar që shërbimet e caktuara t’i ‘blejnë’ edhe duke korruptuar sektorin privat.
Sondazhin që pasqyron perceptimet dhe përvojat e 6.700 afganëve, ka nxjerrë në shesh edhe të dhënën se për 68 për qind të të anketuarve është e pranueshme që zyrtarët civilë punojnë me paga të vogla për të mbijetuar me marrje ryshfeti. Poashtu rreth 67 për qind syresh besojnë se deri diku është i pranueshëm edhe fakti i punësimit të njerëzve në poste publike mbi bazat e familjarizmit apo miqësisë./infoglobi/v.b.





