Kompjuterat IBM, me shqisa si të njeriut
03 / 02 / 2013, 18:20
Sipas ‘Economic Times’ kompjuterët e kompanisë botërore së shpejti do të kenë shqisa të ngjashme me ato që ka njeriu. Besohet se në momentin kur të përmbyllet projekti për prodhimin e tij, jeta e njeriut do të ndryshojë dukshëm.
“Imagjinoni të blini rroba në internet dhe të jeni në gjendje të vini dorën mbi ekranin e kompjuterit ose smartphonit tuaj…Kjo teknologji simulimi mund të hyjë në përdorim në pesë vitet e ardhshme, thotë Zëvendës Presidenti i IBM-it Bernie Meyerson.
Raportohet se pajisjet e reja teknologjike do të jenë në gjendje të nuhasin, kurse smartfonë-ve do tu aktivizohen sensorët e instaluar në rast se tështini pranë tyre dhe do ju pyesin “mos keni ndonjë infeksion’ apo ‘mos keni nevojë të vizitoni mjekun’. Krahas nuhatjes, kompjuterët dhe katër paisje tjera teknologjike të kompanisë IBM, duket se do jenë në gjendje që krahas aromave t’i perceptojnë edhe shijet.
Projektin po e udhëheq shkencëtari Yishay Mansour. Ai ka zhvilluar një algoritëm, i cili do të bëj që këto paisje të reagojnë përmes senzorëve të caktuar, që shumë kujt tash do ti duket e pakapshme, sepse diçka të tillë kanë mundur ta shohin deri më tash vetën në filma. /infoglobi





