Koçijancic: Sonte flitet për veriun
17 / 01 / 2013, 11:48

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sonte në Bruksel do të fillojë raundin e bisedimeve me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.
Shkruan: Donika VOCA
Prishtinë: Zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, Maja Koçijancic ka thënë për Info Globin se dy kryeministrat do të takohen sonte gjatë një darke pune. “Do të jetë një darkë e punës, që do të mbahet pas takimeve bilaterale me Ashton me secilin nga kryeministrat” ka bërë të Koçijancic. Ajo ka thënë se pas këtij takimi zyra e Bashkimit Evropian do të dal me një njoftim për shtyp. “Ne do të njoftojnë opinionin përmes një komunikate për shtyp për rrjedhat e takimit”. Sipas Koçijancicit në ‘agjendën e takimeve të sontme është vlerësimi i progresit të arritur nga dialogu i deritashëm, përfshirë këtu implementimin e IBM-së dhe veriu i Kosovës” ka pohuar ajo. Në takimet e ditëve të fundit të kryeministrit kosovar me liderët e partive politike, me kabinetin qeveritar dhe vendet e Kuintit. “Synojmë shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës përmes zhvillimit të procesit demokratik të zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të Kosovës. Nuk ka biseda për statusin politik të Kosovës dhe për organizimin e brendshëm të shtetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi./InfoGlobi





