Shqip   •   English   •   Srpski

KEK pranon: Gabuam me faturat

10 / 02 / 2013, 18:55

Korporata Energjetike e Kosovës, ka pranuar se ka gabime në faturimin e faturave të energjisë elektrike të muajit janar, ndërsa, Grupi Organizativ i Qytetarëve, ka paralajmëruar se datat për protestat e radhës do të shpallën të mërkurën përmes një konference për media.

kek_protesta_4

Zyrtarët në KEK, kanë bërë të ditur ka gabime në faturat e janarit dhe me këtë rast, sipas tyre KEK-u do të bëjë korrigjimin e të gjitha faturave të këtij muaji, edhe për tata qytetarë të cilët nuk kanë paraqitur ankesë në këtë institucion.

Ndryshe, Grupi Organizativ i Qytetarëve do të japë ultimatum KEK-ut deri të mërkurën që pikat e kërkuara të plotësohen në tërësi:

1. Të shpallet vendimi për mos ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

2. Të jepet vendim i prerë për tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të janarit.

3. Të mos shkëputet nga rrjeti i energjisë elektrike asnjë konsumator që nuk e ka paguar faturën e muajit janar.

4. Të krijohet komision parlamentar që krahas Prokurorisë dhe Policisë të Kosovës të nisë edhe një hetim parlamentar në lidhje me keqpërdorimet, duke siguruar që mos të ketë keqpërdorime të tjera gjatë hetimeve të nisura.

 



Komento