KE 360 mijë euro për Parkun Gërmia
04 / 02 / 2013, 16:49

Projekti parasheh rregullimin e shtigjeve për këmbësore dhe rregullimin e shtigjeve për çiklistë.
Komuna e Prishtinës dhe Komisioni Evropiane kanë nënshkruar kontratën “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Parkut të Gërmis”, përmes të cilës KE ndan 360 mijë eurove donacion që do të investohen në projektin e Komunës për rehabilitimit dhe rigjenerimin e Parkut të Gërmisë, projekt ky i cili si tërë do të kushtoj rreth 510 mijë euro.
Sipas kontratës, në këtë projekt, Komisioni Evropian si donacion do të kontribuoj me shumë prej 360 mijë euro, ndërsa komuna e Prishtinës, ka bashkë financuar vlerën prej 150 mijë euro.
Po ashtu projekti parasheh edhe ndërtimin e vendpushimeve për qytetarë në disa pjesë të parkut. Sipas projektit është e paraparë që të behet edhe ndriçimi edhe tërësishëm i parkut, ndërkohë që e veçanta e këtij projekti është që për herë të parë në Parkun e Germisë, por edhe në Kosovë do të ndërtohet shtegu për Trenin Ekologjik, të cilin qytetarët mund të shfrytëzojnë në vend të makinave të tyre./InfoGLOBI/





