Shqip   •   English   •   Srpski

Kamera regjistron lëvizje të dyshimta të familjes së Sopës

07 / 02 / 2013, 9:19

familja sopa

Gazeta “Koha Ditore” ka marrë vesh se ka video që dëshmojnë për lëvizjet e dyshimta të të dyshuarave.

 

Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se i ka parë vetë lëvizjet e tyre nga një pozicion i përafërt me një kamerë që ka filmuar, fill pas lajmit se Hamdi Sopa ka rënë nga ballkoni ka parë vajzën e tij Artinën duke dalë më vrap nga dera e banesës.

Pas saj, sipas tij, kanë dalë gruaja dhe vajza tjetër me vrap. Pas disa minutash ato janë ngjitur në banesë, për të dalë sërish. Sërish ato ishin kthyer e kishin dalë. Herën e fundit kur kishin shkuar në banesë ishin veshur trash duke u mbështjell edhe me shall.

“Artina fliste në telefon me dikë, e Erna shkruante sms duke u endur nëpër korridor. Ato flisnin diçka me zë të vogël dhe më vonë kanë dalë”, ka treguar dëshmitari.



Komento