Kadri Veseli opcion për kryeministër
29 / 01 / 2012, 5:30

Thaçi poashtu nuk përjashtoi mundësinë që Kadri Veseli të jetë pasardhësi i tij në postin e kryeministrit.
Prishtinë: Në intervistën dhënë të përditshmes kosovare Epoka e Re, Kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi ka deklaruar se ‘nuk do të kandidojë për kryeministër gjatë zgjedhjeve të ardhshme”.
Thaçi, i cili është i bindur se PDK do të fitoj zgjedhjet, nuk ka mohuar se Kryeministër i ardhshëm i Kosovës mund të jetë ish udhëheqësi i SHIK-ut, Kadri Veseli, për të cilin Kryeministri aktual është shprehur në superlativ.
Sipas Thaçit “PDK nuk do të heq dorë nga posti i kryeministrit’ , kurse sa i përket koalicioneve partiake e qeveritare ai është shprehur se pas kuvendit të PDK-së, të paralajmëruar për datën 26 janar, ‘organet e partisë janë ato që do të marrin vendime përkatëse’.
Kryeministri Thaçi është prononcuar për ofertën e AAK-së, për të cilën sipas tij ‘mund të jetë pjesë e koalicionit qeveritar’.
Njëherësh ai ka përsëritur se koalicionet ndërtohen mbi baza të fuqisë reale politike e jo mbi kushtëzime, duke shpaluar në mënyrë indirekte se kërkesën e AAK-së që Kryeministër i vendit të jetë lideri i saj Ramush Haradinaj, Thaci e percpeton si kushtëzim.
Kohë më parë i pyetur nëse do të vazhdojë të mbetet kryeministër i vendit, Thaçi pati thënë se ‘kontrata me popullin do të vazhdoj’./infoglobi/v.b.





