Jackie Chan do tërhiqet nga aktrimi, arsyeja…?
12 / 02 / 2013, 18:18

Aktori i famshëm i filmave aksion Jackie Chan, do i futet politikës.
Sipas mediave kineze presidenti i ardhshëm Xi Jinping e ka zgjedhur aktorin Jackie Chan për këshilltar të tij ndërkohë që ai do të kandidojë edhe për parlament.
“Nuk do të aktroj më. Do t’i dedikohem punës humanitare dhe politikës dhe me këtë përvojë të sigurojë të ardhme më të sigurt për fëmijët kinez”, është shprehur aktori.
Kinezët janë popull i zgjuar dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt, veçanërisht jo nga amerikanët mendjengushtë dhe arrogant”, ka vazhduar Chang që ka lindur dhe jeton në Hong Kong. Gjithashtu në zgjedhjet e Marsit pritet që anëtar i parlamentit të jetë edhe ylli i basketbollit, 32 vjecari Yao Ming .





