Shqip   •   English   •   Srpski

Ja cili është propozimi i përsosur, sipas femrave

14 / 02 / 2013, 17:22

çifti

Londër: Sot është dita e të dashuruarve e shumë çifte mendojnë se ku po shkon lidhja e tyre. Ata që janë seriozë, dëshirojnë që të propozojnë martesë, por si duhet të veprojnë që propozimi të jetë i përsosur? Për më tepër, cili është momenti i duhur për ta bërë këtë? Femrat kanë përgjigjen për çdo gjë…edhe për këtë.
Sipas një studimi të ri, burrat duhet të bëjnë pyetjen e rëndësishme pas dy vitesh martesë, në një plazh të shkretuar por të bukur, ditën e Shën Valentinit. Një në katër gra, nga 200 të intervistuara, mendon se ky është propozimi ideal. Burra, nëse doni të siguroheni që ajo të pranojë, mos harroni të përfshini ndonjë element surprizë, një pamje romantike apo edhe të uleni në gjunjë.Një në dhjetë gra, po ashtu mendonin se djali duhet të kërkojë më parë miratimin e vjehrrit të ardhshëm. 1 në 10 mendonin se një unazë e shtrenjtë është gjëja më e rëndësishme, 30 për qind mendonin që burri i ardhshëm mund ta zgjedhë dhe 62 për qind, dëshironin ta zgjidhnin bashkë, unazën e martesës. Pse jo, duhet të jetë e bukur! Meshkuj mos harroni, po kaluan më shumë se 2 vjet, 3 apo 3.5, keni ende shpresa, por po kaluan 5 vite lidhje, mos u mundoni fare. Gjysma e femrave zgjedhin t’u japin duart, përpara se të presin kaq gjatë.



Komento