Irak, 5 të vrarë 25 të plagosur
09 / 02 / 2013, 16:03
Të paktën 5 persona janë vrarë ndërsa 25 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi raketor në një kamp disident iranian, kamp ky që gjendjej në kryeqytetin e Irakut në Bagdat.

“Në 05:30 rreth 18 raketa sulmuan kampin, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 42,” tha një polic irakian, duke folur në kushte anonimiteti.
Numri i viktimave vazhdon të mbetet i paqartë pasi ka pohime të ndryshme nga burime të ndryshme policore.
Grupi Mujahadin-e-Halk (MEK) phojnë se gjashtë njerëz, duke përfshirë këtu edhe një grua vdiqën, pasi që kampi u sulmua.
MEK ka bërë thirrje për përmbysjen e liderëve klerik Iranian.
Ky grup është duke u munduar të bëhet një forcë opozitarë iraniane, mirëpo ata nuk janë të mirëpritur në Irak.
MEK-u vitin e kaluar u hoq zyrtarisht nga lista zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit e organizatave terroriste./InfoGLOBI/





