Shqip   •   English   •   Srpski

Hoxhaj: Sukseset në Kosovë, rezultat i mbështetjes amerikane

04 / 02 / 2013, 18:06

enver hoxhaj

Hoxhaj, përmes një telegrami ka uruar John Kerryn, për emërimin në postin e sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Prishtinë: Në  emër  të  popullit  dhe  Qeverisësë Kosovës,  Ministri  i Punëve të  Jashtme të Kosovës, Enver Hozxhaj  ka  shprehur  përgëzimet  dhe konsideratat  më  të  larta  për  personalitetin  e  sekretarit  Kerry,  i cili  do  të udhëheqë  politikën  e  jashtëm  të  SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëset më të fuqishme, përkushtimi i pakufishëm i të cilave, do të çmohet gjithnjë, ndërkohë që Kosova vazhdon të tejkalojë sfidat dhe të arrijë progres më të madh. Angazhimi ynë për integrim evropian dhe anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtar është i palëkundshëm dhe gjithnjë e më i fuqishëm, duke u bazuar në mbështetjen e SHBA-ve”, thuhet në telegram.

Duke iu referuar faktit se gjatë këtij muaji, Republika e Kosovës shënon 5 vjetorin e pavarësisë, Hoxhaj thekson se shteti i Kosovës është bërë një vend i lirisë, paqes dhe prosperitetit për të gjitha komunitetet.

Ai po ashtu thekson angazhimin e Kosovës për realizimin e interesave të qytetarëve të saj si dhe për të kontribuar me konstruktivitet në avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Hoxhaj në telegram po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për rritjen e mëtutjeshme të numrit të njohjeve të shtetit të Kosovës, duke shtuar se këto shtete e kanë njohur suksesin e madh që është arritur në Kosovë në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të komuniteteve dhe zhvillimin ekonomik të shtetit sovran të Kosovës.

“Përfaqësimi demokratik dhe mirëqenia për të gjithë qytetarët e Kosovës është një realitet, jo një dëshirë, falë mbështetjes së madhe që ne kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e ministrit Hoxhaj, dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.



Komento