Hoxhaj: Shqiptarët në rajon i mbron PDK
11 / 02 / 2013, 9:35
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se në Statutin e ri të Partisë Demokratike është vendosur mbrojtja e interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajon.

Hoxhaj në një intervistë për gazetën “Express”, tha se statuti i PDK-së, që është miratuar në Konventën e fundit, është ndër statutet më moderne që ka një parti politike në rajon.
“Ajo e cila e dallon këtë statut ka të bëjë me vlerat, të cilat synon që t’i promovojë PDK-ja. Në kuadër të këtyre vlerave janë vlerat dhe orientimi i saj i qartë si parti e djathtë. Po, ka një paragraf, i cili thotë që PDK e ka për mision të saj forcimin dhe avancimin e pozitës institucionale të shqiptarëve në rajon”, tha ndër të tjera, Hoxhaj.





