Historia e Shën Valentinit
13 / 02 / 2013, 11:02
Për çdo 14 shkurt, në tërë botën shkëmbehen ëmbëlsira, lule dhe dhurata të ndryshme në mes të të dashuruarve dhe të gjitha këto në emër të Shën Valentinit.

Por, kush është ky njeri misterioz dhe pse festohet kjo ditë? Historia e Shën Valenitinit është mbështjellë me një mister të panjohur. Megjithatë, ne e dimë se muaji Shkurt, për një kohë të gjatë ka qenë muaji i romancës. Dita e Shën Valentinit, me sa dimë ne, përmban gjurmë të të dyjave, të Krishterimit dhe të traditave të lashta Romake.
Kështu që, kush është Shën Valentini dhe si u lidh ai me këtë rit tradicional? Sot, kisha katolike njeh së paku tre shenjtor të ndryshëm me emrat Valentine apo Valentinus dhe të gjithë ishin martirizuar. Një legjendë thotë se Valentini ishte një prift, i cili ka shërbyer në shekullin e tretë në Romë. Kur Perandori, Claudius II, vendosi se meshkujt beqarw janë ushtarë më të mirw se sa ata të martuarit dhe me familje, dhe ai ua ndaloj të rinjve martesat, që të ketë ushtar më të mirë. Kur Valentini e kuptoi këtë padrejtësi, kundërshtoi Perandorin Claudius II dhe kurorëzonte qiftet e reja, fshehurazi. Në kohën që Perandori Claudius II, e zbuloi këtë, urdhëroi që Valentini të vritet.
Tregime tjera supozojnë se Valentini, mund të jetë vrarë, sepse ka tentuar të ndihmojë të Krishterët, që të arratisen nga burgjet e pashpirta Romake, ku rriheshin dhe torturoheshin.
Sipas një legjende tjetër thuhet se Valentini, ka qenë njeriu i parë që shkroi një urim “Valentini”, gjatë kohës kur ishte në burg sepse besohet se ai kishte rënë në dashuri me një vajzw të re, e cila mund të ketë qenë bija e rojtarit të burgut, që e vizitonte atë gjatë izolimit. Para vdekjes, thuhet se i shkroi asaj një letër, të cilën e nënshkroi me “From your Valentine” (Nga Valentini yt), shprehje kjo që edhe sot përdoret. Edhe pse e vërteta e legjendës së Valentinit është e errët, tregimet pwr tw kanw një kuptim heroik, dhe tregojnw se ai ishte shumë simpatik dhe mbi të gjitha shumë romantik. Falw kwtij reputacioni gjatw mesjetws, Shwn Valentini u bw njwri ndwr shenjtorwt mw tw famshwm në Angli dhe Francë./InfoGlobi/





