Grumbullohet shuma e parave për shërimin e Naronit
02 / 02 / 2013, 14:18
Transplantimi i mëlçisë nuk ka mundur të bëhet pa i siguruar paraprakisht 150 mijë euro.
Pas sensibilizmit që bënë të gjithë shqiptarët si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora është arritur të mblidhet shuma prej 150 mijë eurove, shumë kjo që ishte e domosdoshme për shërimin e Naron Kçikut.
Falë aktiviteteve të shumta humanitare që u bënë këto ditë në ndihmë të Naronit shuma e parave u arrit për një kohë shumë të shkurtër ose thënë më mirë për më pak se dy javë.
Naroni i lindur më 30.08.2012 është diagnostikuar me ngushtim të kanaleve biliare, kësisoj bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë dhe kur nuk trajtohet rezulton në cirozë të mëlçisë, e që është kërcënuese për jetë dhe humbje të funksioneve të mëlçisë.
Transplantimi i mëlçisë nuk ka mundur të bëhet pa i siguruar paraprakisht 125 mijë euro, shumë kjo që familja e Naronit e kishte të pamundur ta sigurojë.
Ekspertët shëndetësorë në klinikën gjermane të Regensburg janë shprehur të sigurtë për shërimin e tij.
Pagesa tani do ti bëhet Klinikës Universitare në Regensburg ku edhe do të fillojë trajtimi dhe operacioni i Naronit./InfoGLOBI/Finesë Hyseni/





