Shqip   •   English   •   Srpski

Gruas dhe dy vajzave të Sopës, nga 30 ditë paraburgim

06 / 02 / 2013, 13:31

vrasje

Të pandehurat janë duke i mohuar dyshimet se ato janë të përfshira në vrasjen e Hamdi Sopës.


Prishtinë: Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Supreme, me kërkesë të prokurorit, ua ka caktuara masën e paraburgimit prej 30 ditësh bashkëshortes dhe dy vajzave të Hamdi Sopës, i vrarë ditë më parë, në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i bashkëshortes së të ndjerit Sopa, Florin Vertopi, raporton rtv21. Sipas tij të pandehurat janë duke i mohuar dyshimet se ato janë të përfshira në vrasjen e Hamdi Sopës. Sipas avokatit, Vertopi, që të trijat pritet ta vuajnë paraburgimin në Burgun e Lipjanit.



Komento