Shqip   •   English   •   Srpski

Gruaja majmun kthehet në Meksikë, 150 vjet pas vdekjes

14 / 02 / 2013, 17:27

gruaja
Oslo: Një grua që është cilësuar si më e shëmtuara në botë, pasi një sëmundje e rrallë bëri që trupi i saj të mbulohej me qime, është kthyer më në fund në vendlindjen e saj në Meksikë, ku do të varroset ashtu siç duhet, 153 vjet pas vdekjes. Julia Pastrana udhëtoi gjithë Europën, pasi njerëzit ishin të interesuar ta shihnin, derisa ndërroi jetë në vitin 1860.

Edhe pas vdekjes së saj, trupi u ekspozua për kureshtarët. Më pas, përfundoi në një magazinë në Institutin e Kërkimeve në Oslo e pasi mori vesh vendndodhjen e saj, artistja Laura Anderson Barbata bëri fushatë që trupi i Julias, të kthehej në Meksikë. Julias që shihni në foto, shpesh i referoheshin edhe si gruaja ari, pasi në atë kohë thuhej se një qenie i tillë mund të krijohej vetëm nëse njeri do të çiftohej me një orangutang, transmeton as.

E vërteta është se ajo vuajti nga “hypertrichosis”, një sëmundje që bën që trupi i njeriut të mbulohet me një shtresë qimesh. Në kohën kur Julia jetoi, kjo sëmundje nuk njihej nga askush.



Komento