Ballina / KOSOVA / Greqia nuk e perjashton njohjen e Kosovës
In Fabric

Greqia nuk e perjashton njohjen e Kosovës

“Në parim nuk e përjashtojmë njohjen”, tha shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të kolegjit AAB në Prishtinë.

Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibil.

Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Ajo ka përmendur anëtarësimin e Kosovës ë FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, derisa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH.

Diplomatja greke tha se Kosova ka një perspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah.

Check Also

rtk platforma

Platforma informuese për të drejtat e të rinjëve

Një platformën elektronike që është lansuar në Kosovë nga UNICEF-i dhe Zyra e Avokatit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *