Tuesday , 2 September 2014
INFO GLOBI
Home > Media > Gjakovë – klinika e vdekjes
Gjakovë – klinika e vdekjes

Gjakovë – klinika e vdekjes

 Pesëmbëdhjeta pacientë, në vend të ilaçit, kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë. Ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë, shkruan sot “Koha Ditore”.
klinika_2013Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë të cilët kanë përfituar para të majme. Në spitalin e tije të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin për ta riparuar si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar. Falë një rrjeti të madhe mjekësh bashkëpunëtorë, që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.

“Koha ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona.
Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’u venë stenda në zemër, por nuk e ka bërë një gjet të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”. Shumë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë kurrfarë stendash.

Në tetor të vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë nevojë e pa nevojë për vënie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Është arrestuar edhe një vit më vonë dhe është mbajtur në paraburgim.
Nga arrestimi i parë në të dytin 2012 në klinikën “Internacional Hospital” kanë vdekur tre pacientë të trajtuar nga ai. “Koha ditore” ka provuar që të kontaktojë me Hajrullah Binakajn, por nuk ka pasur qasje në dy numrat e telefonit që janë në dosje dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Komento Ketu

Leave a Reply

Scroll To Top