Fillon takimi Jahjaga-Nikoliq
06 / 02 / 2013, 18:03

E plotësuar: Baronesha Catherine Ashton pasi ka mbaruar dy takimet ndarasi me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, tani ka filluar takimin me të dy palët.
Pak minuta më parë ka filluar takimi Jahjaga -Nikoliq.
Njoftimin e ka bërë të ditur zëdhënsja e zyrës së BE-së, Maja Kocianciq.
Sa i përket takimit në nivel presidentësh, ky është takimi i parë që është mbajtur nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Krahas takimit Jahjaga, Nikoliq, të cilin po e faciliton sot në Bruksel baronesha Ashton, gjatë shkurtit pritet të mbahet edhe takimi i pestë me radhë në nivel kryeministrash.
Ashton në takim me Jahjagën
E plotësuar: Baronesha Catherine Ashton, njëherësh shefe e diplomacisë së Bashkimit Evropian ka mbaruar para pak çastesh takimin e saj me Presidentin e Serbisë, Tomislac Nikoliq.
Ajo tani ka filluar takimin me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën.
Pas takimeve bilaterale Ashton do të facilitoj takimin e përbashkët Jahjaga-Nikoliq.
Fillon takimi Ashton-Nikoliq
E plotësuar: Baronesha Catherine Ashton, njëherësh shefe e diplomacisë së Bashkimit Evropian ka filluar para pak castesh takimet e saj bilaterale, fillimisht me Presidentin e Serbisë, Tomislac Nikoliq, kurse pas këtij takimi ajo do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar Maja Kocianciq, zëdhënëse e Zyrës së BE-së për marëdhënie me jashtë.
Pas takimeve bilaterale Ashton do të facilitoj takimin e përbashkët Jahjaga-Nikoliq./InfoGLOBI/





