Shqip   •   English   •   Srpski

Ferronikeli ndihmon 60 familje

15 / 02 / 2013, 12:50

ferronikeli_ndihma

Prishtinë: Në prag të 5 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, NewCo Ferronikeli ndihmoi 60 familje të Invalidëve të Luftës, Viktimave Civile dhe të Pagjetureve në rajonin e Drenasit me pako ushqimore.

 Sipas Shoqatës Lidhja e Invalideve dhe Viktimave Civile te luftës në Kosovës, rajoni i Drenasit është rajoni më i prekur sa i përket rasteve ku 800 përsona janë invalidë dhe viktima civile të lufës të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

 Mustafë Prenku, kryear i Shoqatës Lidhja e Invalideve dhe Viktimave Civile te luftës nga rajoni i Drenasit, falënderoi Ferronikelin për ndihmën që ju kanë bërë këtyre personave dhe shprehu fjalët më emocionuese  për këtë gjest human.

 Ai tha se “Veteranët dhe Invalidët e Luftës duhet vazhdimisht t’i ndihmojmë, mos t’i harrojmë sepse këta janë kontribuesit më të mëdhenj të lirisë të cilën bashkarisht po e gëzojmë andaj edhe kjo ndihmë sado e vogël për ta është shumë domethënëse”

 Ndërsa Shukrije Bytyqi, veterane e luftës nga fshati Tërrstenik, teksa merrte pakon me ushqim u shpreh se “Ferronikeli asnjëherë nuk na harron cdo herë për cdo festë sadopak na respekton me ndihma. Unë jam e papunë dhe jetoj në një familje ku jemi 15 anëtarë, dhe kjo ndihme per neve eshte shume e nevojshme ”

 Ndërkaq Drejtori gjeneral i Ferronikeli, z. Jannis Moutafis me këtë rast u shpreh “Ju jeni ndër ata të cilët duhet të nderoheni me rastin e përvjetorit të Pavaresisë së Kosovës sepse kontributi juaj është i paharrueshëm. Kjo ndihmesë në emër te Ferronikelit nuk do të jetë e fundit ne do të mundohemi të jemi pranë jush gjithmonë, përfundoi ai.

Ferronikeli për festa dhe ditë me rëndësi të historisë sonë, cdo herë i ka ndihmuar përsonat me kushte te renda ekonomike ne rajonin e Drenasit./InfoGLOBI/



Komento

ankara escort Porno hikaye