Ferizaj, protestë kundër ndalesës së shamisë
01 / 02 / 2013, 17:27

Njomza nuk ishte pjesë e protestës.
Nxënësit e shkollës së mesme “Faik Konica” në Ferizaj kanë protestuar sot në mbrojtje të shoqes së tyre Njomza Jashari, pasi që ajo u përjashtua nga shkolla për shkak të mbajtjes së .
Protestuesit kërkuan kthimin e Njomzës në shkollë si dhe lejmin e mbajtjes së mbulesës në të gjitha shkollat.
Njomza nuk ishte pjesë e protestës megjithatë i pranishëm ishte vëllau i Njomzës i cili kërkoi që motrës së tij ti mundësohet shkollimi.
Edhe pse ka vetëm edhe dy muaj deri në fundvit kur Njomza edhe do mbaronte shkollën e mesme prap vijimi i saj në shkollë nuk është i mundur.
Drejtori thotë se krejt çfarë po bëjnë është respektimi i ligjit, dhe se ai i ka ofruar Njomzës, mundësinë e nënshtrimit të provimeve, duke qenë se është në përfundim të shkollimit.





