Friday , 24 October 2014
INFO GLOBI
Home > LAJME > Kosovë > Egzoni kërkon ndihmën tuaj!
Egzoni kërkon ndihmën tuaj!

Egzoni kërkon ndihmën tuaj!

Egzon Gashi, është 11 vjecari nga Prishtina,  i cili sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve human.

egzoni_finaleEgzoni vuan nga sëmundja e diagnostifikuar si “Socoliosis”, semundje kjo e cila ka arritur shkallën e deformimit në boshtin kurrizor mbi 85%, shkallë kjo që po i rëndon shumë jetën, duke i shkaktuar problem në frymëmarrje, në funksionimin e rregullt të zemrës dhe në ecje.

Më poshtë infoGLOBI, ju sjell letrën e plotë (të pa përpunuar) që familja e Egzonit I ka dërguar redaksisë sonë.

 

“Emri dhe mbiemri : Egzon Gashi
Data e lindjes: 20.01.2002
Vendi i lindjes: Prishtine
Sëmundja e diagnostifikuar: Scoliosis (lex:Skolioza-deformim i boshtit kurrizor)
Spitali: EMSEY HOSPITAL (Turqi)
Shuma e operacionit: 62.500.00usd
Nr.xhirollogarisë: Raiffaisen Bank 1501090001263595

Miq te dashur,

Egzon Gashi ka lindur me semundjen Hidrocefalus, por pas pak kohe i eshte paraqitur edhe
semundja Scoliosis(lex: Skolioza- deformim i boshtit kurrizor).Edhe pse per vite te tera
ka mbajtur Korset i cili mendohet ta stabilizoj dhe ndaloj deformimin e boshtit kurrizor
doli se kjo nuk solli asnje rezultat te mire.Tani duke qene se shkalla e deformimit eshte
vetem duke u rritur dhe ka kaluar masat 85%, ky deformim ka filluar ti shkaktoj Egzonit
dhimbje,probleme ne frymarrje,probleme ne funksionimin e rregullt te zemres dhe ecje.Mjeket e shohin
te arsyeshem intervenimin urgjent me ane te operacionit,i cili per fat te keq nuk mund te ofrohet
ne klinikat e Kosoves por vetem ne vendet e jashtme.Nga te gjitha vendet ku kemi derguar dokumentet
e Egzon Gashi-t cmimin me te arsyeshem e ka ofruar Spitali Turk ”EMSEY HOSPITAL” duke kerkuar Shumen prej 62.500.00 usd.Duke ditur kushtet ne te cilat jetojme dhe kushtet qe na i ofron vendi ynë, familja jone nuk mund ta mbuloj kete shume prandaj ju lutemi nga zemra qe sadopak te na ofroni mbeshtetjen dhe ndihmen tuaj ne menyre qe edhe Egzoni te jetoje dhe ti gezohet jetes sikur te gjithe moshataret e tij !

“Nuk është se sa ne japim, por sa shumë dashuri kemi vënë duke dhënë”.
– Nënë Tereza

Ju falenderojme per mirekuptimin,bashkendjejsin dhe ndihmen tuaj,
Me respekt Familja Gashi.”

Komento Ketu

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top