Egjipti premton: Do ta njohim Kosovën
07 / 02 / 2013, 15:05
Kryeministri i Kosovёs, Hashim Thaçi, gjatë ditёs sё dytё tё vizitёs zyrtare nё Kairo ka vazhduar takimet me liderё tё vendeve tё ndryshme tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC).

Prishtinë: Me ftesё tё Presidentit tё Republikёs Arabe tё Egjiptit, Mohamed Morsi, Kryeministri Thaçi sot ka zhvilluar edhe një takim të gjatë bilateral.
Gjatё takimit Kryeministri Thaçi u fokusua kryesisht nё çёshtjen e njohjes sё së Kosovёs nga Egjipti.
Presidenti Morsi premtoi se Republika Arabe e Egjiptit do ta njohё Republikёn e Kosovёs shumё shpejtё.
Nё kёtё takim nё mes tё tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrёdhёnieve bilaterale nё mes tё shtetit tё Kosovёs dhe atij tё Egjiptit./InfoGLOBI/





