Doktorët e QKUK-së i shohin të largëta transplantimet e organeve
06 / 02 / 2013, 9:24
Drejtorët e klinikave të QKUK-së e shohin të largët ditën kur në Kosovë do të fillojë transplantimi i organeve, ani pse infrastruktura ligjore që rregullon një gjë të tillë është në procedurë e sipër.
Përveç veshkës, organet e tjera vlerësohet se nuk ka asnjë lloj mundësie të transplantohen pa kaluar një periudhë disavjeçare, që sipas doktorëve nënkupton avancim të teknikës dhe edukim të kuadrove, shkruan koha.
Mehmet Maxhuni, drejtor i Klinikës Kirurgjike në QKUK, ka theksuar se aspekti legjislativ sa u përket transplantimeve është çështje që mund të kryhet ”lehtë”, mirëpo infrastruktura mjekësore nuk është “kurrkund” në nivelin që duhet.





