Degradimi i procesit elektoral dhe demokracisë në vend
09 / 02 / 2013, 14:41
Marrveshja e arritur në mes subjekteve politike,(PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe AKR-së) në përjashtim të lëvizjes VV, është degradim jo vetëm i procesit elektoral por edhe demokracisë në vendë.Reforma zgjedhore e cila ishte bllokuar nga LDK-ja dhe PDK-ja, që vazhdimisht janë munduar t’ia hudhë fajin njëra tjetrës , tashe tutje u zhbllokua, ashtu u tha nga partitë që ishin pjesmarrse në marrëveshjen që u arrit para pak ditësh. Ky takim në mes liderëve përfundoj me marrëveshjen për një zonë zgjedhore, kurse në takimet tjera ka mbetur të diskutohet çëshja e listave të hapura apo të mbyllura, kalimi i pragut zgjedhorë dhe ulset e rezervura për komunitet.

Shkruan: Hidajet AHMETI
Instalimi i një fryme jodemokratike
Këtë marrëveshje e shoh me një dozë të madhe skepticizmi, për dy arsyje. E para është se keta liderë janë në kundërshtim me Rezulutën e nxjeruar në prillin e vitit 2011, që ishin pajtuar që Kosova të këtë më shumë zona zgjedhore. Arsyja e dytë është se, kjo marrëveshje është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës të cilët kan aspiruar dhe shpresuar për një reformë më të mirëfilltë elektorale.Nga keto dy vite që lamë pas, kishte përpjekje maksimale të komisionit për të draftuar ligjin, kishte debate të ndryshme lidhur me reformen zgjedhore, organizime të ndryshme të shoqërisë civile dhe partive politike dhe krejt ky mundë dhe përkushtim u derivua në pikën zero.Ky mesazh që është sjellë të qytetarët është një dështim i lidershipit për të krijuar besimin e qytetarëve dhe dështim për t’i çuar proceset përpara.Në të njejtën koh, keto procese jodemokratike nga klasa politike po e rrisin dozën e pesimizmit nga qytetarët karshi tyre. Kjo marrëveshje është një argument i bindshëm që në zgjedhjet e ardhshme të ketë numer më të vogël të votuesve, nga kjo shohim se, në vendë që të kemi progres në proceset politike përkundrazi po kemi regres të proceseve politike.Ky lidership, vetvetiu po nderton një shteg që bënë qytetarët të humbin besimin ndaj tyre.
Marrëveshja për një zonë zgjedhore paraqet një shqetësim te madh për qytetarët dhe demokracinë në vend sepse keta liderë duke i ruajtuar pozicionet personale në parti dhe institucione janë duke e vënë në pikëpytje funksionimin e mirëfilltë demokratik të institucioneve .Mendoj se, ka qenë një moment i duhur që Kosova të shkoj drejtë konsolidimit të demokracisë dhe të jepë shenja pozitive për avancimin e vlerave qytetare përmes reformes të mirëfilltë të sistemit zgjedhor.
Demokracia në vend është në proces të rrezikut të madh, që nga keto procese po pëson qytetari i vendit kurse klasa politike me këto privilegje që po i bënë vetës po bëhët më superiore karshi qytetarëve.Lidershipi aktual politik e institucional në Kosovë po mundohet për të instaluar parime të frymes diktatoriale vetëm e vetëm për të mos rrezikuar pozitat e tyre.Kjo frymë jodemokratike është duke u parë në shumë procese politike të cilat shtetit të ri po i japin një konotacion më ndryshe, që e bëjnë jofunksional dhe shumë largë nga parimet e demokracisë.
Reforma zgjedhore si mundesi manipulimi
Reforma zgjedhore nga subjektet politike po kuptohet si një mundesi që në mënyrë kundërligjore të vihet në pushtet, apo të ruhet pushteti me të gjitha mjetët e mundshme.Por, sistemi zgjedhor duhet kuptuar si pjesë më e rëndësishme e të drejtës kushtetuse sepse këta të zgjedhur të popullit do të jenë bartësit kryesorë të pushtetit, ata që do të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin, që puna e tyre duhet të kryhet konform Kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë, sepse kemi të bëjmë më të zgjedhurit në organet më të larta të shtetit, nga të cilat buronë çdo gjë, nga të cilët do të varet funksionimi i mirëfilltë i shoqërisë.
Zgjedhjet jo rrallëherë janë barometër matës të shkallës së demokracisë, lirisë, barazisë zgjedhore, kulturës politike në vend e shumë parimeve tjera demokratike.Nese analizojmë proceset politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, shohim se jemi largë të qenit shtet demokratik dhe funksional.
Pasiqë në debatin aktual, lidhur me reformen zgjedhore po paraqiten ide, koncepte të cilat kanë motive të caktuara personale që nuk janë në të mirë të qytetareve e aq më pak në interesat shtetërore por, nuk më takon të merret me ato qështje, unë vetëm nga qasja subjektivë po mundohem t’a përshkruaj realitetin që është duke ndodhur.
Ndertimi i shtegut për sistem zgjedhor me lista të mbyllura
Mënyra se si ka filluar ky proces, me marrëveshjen e arritur, është shumë shqetësuese përshkak se në këtë shteg që është hapur, ka mundësi të qojë edhe në marrëveshjen për sistem zgjedhor me lista të mbyllura. Liderët, dëshirojnë kontroll të deputetëve të tyre në mënyrë për të rritur fuqinë brenda partisë ashtu edhe brenda Kuvendit. Ky shpjegim kërkon një logjikë të thjeshtë, sepse nese shkojmë me lista të mbyllura, në momentin kur kandidati për deputet futet në listë nga partia, ai krijon një llojë inferioriteti dhe nënshtrimi ndaj partisë dhe liderit të partisë, dhe në momentin kur ai merrë votat nga qytetarët, ai është i detyruar të zbatojë kontratën e arrituar paraprakisht me partinë, kjo i bije që ai të jetë vegel e ideologjisë së partisë e jo vegel e qytetarit si e kërkon demokracia.Nga kjo delë se strategjia e veprimit e kësaj klase politike është që reforma zgjedhore të jetë në plotësim të interesave dhe ideologjisë së tyre partiake që të zgjedhin deputetët që janë më servil dhe jo të ketë zgjedhje të deputetëve me përfaqsim me të gjërë gjeografik.Nese nga liderët arrihet marrëveshja për lista të mbyllura atëherë është një vrasje e drejtëpërdrejtë e demokracisë në vendë, sepse qytetarët po zgjedhin përfaqsus të maskuar me një fjalë njerëz që përfaqsojnë intersat ideologjike të partisë e jo interesat qytetarëve.Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e duan por, as nuk e meritojnë sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe me një zonë zgjedhore .
Për fund mendoj se, me keto procese jo frytëdhense po demtohet qytetari i vendit, me degradimin e demokracisë që po bëhet nga klasa politike vetëm e vetëm për t’i plotësuar egotë e tyre.Është shqetsuse dhe kthim mbrapa me një sistem zgjedhor me një zonë zgjedhore dhe nese shkojmë me lista të mbyllura sepse po fillojmë nga pika zero, që përseri ka gjasa të krijohen institucione jofunksionale. Me njëfarë mënyre qytetarët nuk mundë të kenë përfaqsuesin e tyre në institucionet përfaqsuese e demokratike, duke krijuar deputetë me papërgjegjësi ndaj askujt.Këtë ide e përkrahin ata që nuk kuptojnë apo nuk e duan demokracinë, ata që dëshirojnë sistem centralist të zgjedhjeve dhe të pushtetit shtetëror, ata që u frigohen votës së hapur dhe shumë zonave zgjedhore, ata që injorojnë vullnetin e popullit, me nje fjalë ata që nuk punojnë për interesa të qytetarëve por, vetëm për interesat e tyre të ngushta dhe subjektit të tyre partiak.
(Autori është student në Fakultetin Filozofik në degën e Filozofisë dhe Shkencave politike)





