infoGLOBI » Kozmos

Asteroidët të rrezikshëm apo premtues
Asteroidët, të vegjël dhe të mëdhenj që shpërthejnë dhe shpërndahen në sistemin tonë diellor, janë premtues për zbulimet në hapësirë, por përbëjnë njëkohësisht rreziqe për ne në Tokë.

Ekspertët flasin për rrezikun që përbëjnë asteroidët dhe se si shkencëtarët mendojnë ta mbrojnë Tokën dhe banorët e saj prej tyre.

Kur administratori i NASA-s, Charles Bolden diskutoi propozimin e buxhetit të agjencisë për vitin 2014 me ligjvënësit në muajin prill, ai shpjegoi misionin e saj të ri, një plan për ta kapur asteroidin në thellësi të hapësirës dhe për ta sjellë atë pranë hënës, ku më pas astronautët do ta eksploronin atë.

“Ne po zhvillojmë një proces teknologjik për tërheqjen e asteroidit  që do të demonstrojë se njerëzit munden në fakt të ndryshojnë trajektoren e një asteroidi që i është drejtuar Tokës”.

Në fillim të këtij viti, një meteor i vogël shpërtheu mbi  Chelyabinsk të Rusisë, duke shkaktuar tronditje në zonë dhe duke thyer mijëra xhama dritaresh, si dhe duke lënë mbi një mijë njerëz të plagosur.

Në të njejtën ditë, një asteroid me diametër prej 50 metrash, i quajtur 2012 DA14 kaloi pranë Tokës,më afër se sa satelitët që rrotullohen rreth saj dhe më afër se sa ndonjë trup qiellor e asaj përmase që i është afruar ndonjëherë Tokës.

Ekspertët thonë se asteroidët me diametër më të madh se 100 metra godasin Tokën, mesatarisht një herë në 10 mijë vjet dhe nuk ka të dhëna që të jetë vrarë kurrë ndonjëherë ndonjë njeri në historinë moderne.

John Holdren, këshilltari i presidentit të Shteteve të Bashkuara për shkencën dhe teknologjinë e diskutoi kërcënimin që përbëjnë asteroidet gjatë një dëshmie informative në Kongres në muajin mars.

“Një asteroid një kilometërsh ka një energji prej një milionë megatonësh.

Kjo është një energji më e madhe sesa arsenalet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të marra sëbashku në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Një asteroid i atyre përmasave, një kilometër apo më i madh, ka shumë të ngjatë t’i japë fund gjithë qytetërimit”.

NASA llogarit se ka kataloguar 95 përqind të asteroideve pranë tokës që janë më të mëdha se sa një kilometër. Ajo ka thënë se nuk ka gjetur asnjë që mund të përbëjë kërcënimi për planetin tonë në një të ardhme të parashikueshme.

NASA po punon tani të zbulojë dhe ndjekë objekte shumë më të vogla pranë Tokës, të cilët janë me diametër 140 metra ose më të mëdhenj.

Qëllimi është të identifikohen 90 përqind e tyre deri në vitin 2020.

Lindley Johnson drejtuesi i programit të objekteve pranë Tokës në administratën e NASA-s në Uashington që merret me zbulimin dhe ndjekjen e asteroidëve të rrezikshëm thotë se është me rëndësi zbulimi i tyre sa më herët.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është natyrisht aftësia për t’i diktuar ata. Nuk mund të bësh asgjë nëse nuk e di që një prej tyre është i rrezikshëm.

Prandaj është me rëndësi parësore që së pari ata të gjenden. Nëse ne e bëjmë mirë këtë, incidentet e mundëshme që do të na preknin do të ishin shumë të ralla”.

Johnson ishte mes qindra shkencëtarëve që morrën pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për hapësirën e lartë që u mbajt në Vjenë të Austrisë më herët këtë vit.

Ai tha se grupi i tij i punës rekomandoi krijimin e një rrjeti ndërkombëtar për paralajmërimin e goditjes nga asteroidët dhe një forum që do të aftonte agjenci të ndryshme të hapësirës  për të diskutuar bashkëpunimin  ndaj asteroidëve të rrezikshëm.

Deri në fund të muajin prill të këtij viti, ishin zbuluar 10 mijë objekte pranë Tokës dhe 1400 prej tyre janë klasifikuar si potencialisht të rrezikshëm, raporton rel.

Fondet për programin e NASA-s për objektet pranë Tokës janë rreth 20 milionë dollarë në vit, një buxhet që është pesëfishuar  gjatë administratës së Presidentit Barak Obama.

“ISON” mund të shkaktojë shi meteorësh
Kometa “ISON” kur të kalojë pranë Tokës pritet të shoqërohet me shi meteorësh, kjo pasi ka shumë mundësi  që pluhuri nga bishti i kometës të shkaktojë një shi meteor.

”Në vend që të digjen nga shkëndijat e dritës, ato (grimcat) do të bien në mënyrë kaotike butësisht poshtë në tokë”, thuhet në deklaratën e shkencëtarit të Universitetit “Western Ontario”, Paul Weigert.

Sipas shkencëtarëve gimcat e pluhurit do të udhëtojnë me një shpejtësi 201.168 km/h, por sapo të depërtojnë në atmosferën e Tokës ato do të ngadalësojnë fluturimin deri në humbje të plotë të shpejtësisë./infoGLOBI/

Energjia e errët – e vërtetë
Energjia e errët është një prej mistereve më të mëdha shkencore të kohës sonë

Energjia e errët, substanca misterioze mendohet të jetë përshpejtimi i zgjerimit të universit, pothuajse me siguri ekziston, pavarësisht dyshimeve të disa astronautëve “, thuhet në një studim të ri.

Pas një studimi dy-vjeçar, një ekip i studiuesve ndërkombëtar konkludon se probabiliteti i egzistencës së energjisë së errët për të qenë i vërtetë qëndron në 99,996%. Por shkencëtarët ende nuk dinë se çfarë gjëje  është.

“Energjia e errët është një prej mistereve më të mëdha shkencore të kohës sonë, kështu që nuk është për t’u habitur që hulumtuesit e vënë kaq shumë në pikëpyetje ekzistencën e saj,” tha bashkë-autori i Universitetit të Portsmouth në Angli, Bob Nikol, në një deklaratë. “Por me punën tonë të re ne jemi më të sigurt se kurrë se ky komponent ekzotik i universit është i vërtetë – madje edhe pse ne ende nuk  kemi asnjë ide se nga çfarë përbëhet ajo”.

Rrënjët e energjisë së errët

Shkencëtarët kanë pasur njohuri që nga viti 1920 që universi po zgjerohet. Më së shumti supozohej se graviteti gradualisht do të ngadalësojë këtë zgjerim, apo edhe të shkaktojë që gjithësia të fillojë kontraktimet  një ditë.

Por në vitin 1998, dy ekipe të ndryshme të studiuesve kanë zbuluar se zgjerimi i universit është duke u përshpejtuar në të vërtetë. Me zbulimin tronditës  tre nga zbuluesit fituan çmimin Nobel në Fizika në vitin 2011 – ku studiuesit propozuan ekzistimin e energjisë së errët si një forcë enigmatike që e ndan kozmosin.

Mendohet se energjia e errët menduar përbëhet nga 73% e universit, edhe pse askush nuk mund të thotë saktësisht se çfarë është ajo. (23% e universit është poashtu materie e errët dhe e çuditshm, thonë shkencëtarët, ndërsa pjesa e mbetur prej 4 për qind është “normale” çështje që ne mund të shohim dhe të ndjehen.)

Megjithatë, jo të gjithë astronomët janë të bindur se energjia e errët është e vërtetë, dhe shumë prej tyre në të kaluarën janë munduar të konfirmojnë ekzistencën e saj për dekada me rradhë./infoglobi/V.B

Materja e errët e padukshme, apo…
Një instrument në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materje të ngurtë

Kur astronautët vëzhgojnë hapësirën qiellore plot yje dhe galaktikam, materja e errët është ajo që ata nuk e shikojnë, pavarësisht se sa të fortë janë teleskopët.

Shkencëtarët kanë teorizuar ekzistencën e materjes së errët për 20 vjet, duke besuar se ajo është një ngjitës i padukshëm që e mban universin të bashkuar. Tani një instrument në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ka konstatuar pjesëza me energji të lastë që mund të jenë gjurmët e para të materies misterioze kozmike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Xhesika Berman, na sjell hollësi.

Ka planete, yje dhe galaktika, si dhe materje të erët. Ajo nuk bashkëvepron me dritën në të njejtën mënyrë se objektet e dukshme, por megjithatë mendohet se përbën 25 përqind të universit të njohut. Shkencëtarët thonë se të mara sëbashku me energjinë e errët të padukëshme, ajo përbën 96 përqind të gjithësisë. Energjia e errët  është forca që mendohet se kontribuon në zgjerimin e universit.

Një instrument prej 1.6 miliardë dollarësh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materje të ngurtë që mund të ketë rezultuar nga përplasja e pjesëzave të energjisë së lartë, të quajtur pozitrone, një gjurmë e mundëshme e materjes së errët.

Justin Vandenbroucke, profesor në Universitetin e Uiskonsinit në Medison, e shpjegon materjene erët në këtë mënyrë:

“Imagjinoni sikur të mos e shikonit diellin drejtpërdrejt, por mund të vërrenit se planetet rrotullohen në qarqe, atëhere mund të konkludosh se në mes të sistemin djellor ëshët një objekt masiv. Kjo është një ekuivalencë që ne bëjmë në galaktikat e universit dhe ne mund të shikojmë shumë më tepër masë se ajo që shikojmë drejtpërdrejt.

Por Vandenbroucke paralajmëron se 400 mijë pozitronet që ka kapur spektrometri mund të jenë gjithashtu nga rrezet energjetike gama që kanë shpërthyer nëpër gjithësi nga pulsarët, yje shumë të vegjës, me dendësi dhe energji të lartë kur shpërbëhen.

Vandenbroucke paralajmëron se nuk ka ende të dhëna për ekzistencën materjes së errët. Por ai thotë se materja e diktuar nga spektomerti tregon se ne mund të jemi afër një zbulimi të madh.

“Dhe nëqoftëse ne shikojmë eventualisht një shenjë të materjes së errët në këto rreze gama, ajo do të na lejojë të konfirmojmë se materja e errët ka pjesëza, ashtu siç mendojmë ne. Por ne nuk kemi ende asnjë të dhënë të drejtpërdrejtë”.

Astrofizikanët shpresojnë që Spektometri Magnetik Alfa, tashmë në vitin e dytë të misionit të tij 20 vjeçar në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës do të jetë eventualisht në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve themelore për materjen e errët.

Një artikull për mundësinë e të dhënave të materjes së errët është boruat nëPhysical Review Letters.

Obama: Të dërgohet një asteroid në Hënë
Agjencia amerikane hapësirës, NASA, thotë se administrata Obama i kërkoi agjencisë të gjejë një asteroid të vogël, i cili të mund të çohet në orbitën pranë Hënës, për t’u përdorur nga astronautët si një pikëkalimi në një mision drejt Marsit.

NASA tha se plani i shpenzimeve për vitin 2014 i propozuar nga Presidenti Obama paraqet një shumë prej 105 milionë dollarësh për të filluar punën për këtë mision të ri, i cili fillimisht do të gjejë një asteroid 7 deri në 10 mtera të gjerë, do ta sjellë atë me mjete robotike drejt Tokës dhe më pas do ta vendosë në një orbitë të qëndrueshme rreth Hënës.

Sipas këtij plani, astronautët në kapsulën Orion do të uleshin mbi asteroid dhe do të sillnin mostra nga sipërfaqja e tij për t’u analizuar në laborator, transmeton voa.

Projekti parashikon që astronautët të arrijnë të shkojnë në një asteroid të tillë në vitin 2021. Ky projekt mund të ndihmojë për udhëtimet në Hënë, për ulje tek asteroisë të tjerë dhe më në fund deri në Mars, që është synimi afatgjatë i programit amerikan të udhëtimit njerëzor në hapësirë.

Buxheti për NASA-n për vitin 2014 do të jetë 17,7 miliardë dollarë.

NASA në kërkim të energjisë së errët
Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) iu bashkua zyrtarisht projektit të teleskopit europian “Euclid” për kërkimin e energjisë së errët. Teleskopi “Euclid”, i planifikuar të punojë për 6 vjet, do të kërkojë gjurmët e ekzistencës së një substance hipotetike që besohet të jetë përgjegjëse për zgjerimin e “përshpejtuar” të Universit./infoglobi/

Meteori pushtoi YouTube
Meteori që goditi Rusinë të premten nuk ishte vetëm një shkëmb i madh hapësinor, që depërtoi në atmosferën e Tokës këtë shekull, por ishte edhe ngjarja më e madhe në YouTube.

Të gjitha videot e meteorit të ngarkuara nga dëshmitarët okularë në YouTube dhe Dailymotion (dy shërbimet më të mëdha të videove online) kanë pasur më shumë se 130 milionë shikime gjatë fundjavës, sipas një postimi në blog nga kompania e statistikave të shërbimeve sociale Visible Measures. Kjo është rritja më e madhe e parë ndonjëherë për një ngjarje online.

Visible Measures ka identifikuar më shumë se 400 video të ngarkuara online që nga e premtja. Disa nga 160 klipet kanë tejkaluar 100.000 shikime.

Jo të gjitha videot janë parë në mënyrë të barabartë. Fituesi i qartë, me 26.7 milionë shikime dhe që vazhdon të rritet, ishte kjo video mahnitëse dhe njëkohësisht disi e frikshme nga kanali televiziv Rusia Today.

Jeta jashtë tokës
Njëri nga katër hënat e Jupiterit, e njohur me emrin Evropa, ka gjasa të jetë objekti i hulumtimeve shkencore se ‘a do të mund të jetohet në të’.

Shkencëtarët besojnë se Evropa është trupi jashtë tokësorë me kushtet më të përafërta për jetës me ato të planetit Tokë.

Laboratori i fizikës aplikative në universitetin Johns Hopkins, ka zhvilluar projektin ’Clipper’, që do të filloj hulumtimet në hënën e Jupiterit.

“Nëse qëndron supozimi se jeta në mars ka ekzistuar para miliarda vitesh, atëherë më të drejtë mund të besojmë se ajo mund të ekzistoj edhe sot e kësaj dite në hënën Evropa”, kanë deklaruar shkencëtarët amerikan.

Kandidatët tjerë që të hulumtohen se a mund të jetohet në to apo jo, janë edhe Encela Dursi, hënë tjetër e sistemit diellor shumë e ngjashme më hënën e Jupiterit Evropa, por shkencëtarët nuk e përjashtojnë as Titanin.

Edhe pse lajmi u prit mirë, akademikët janë të brengosur se a do të mund ti realizojnë projektet e tyre hulumtuese ashtu siç e kanë parashikuar, sepse deri më tani nuk janë destinuar mjetet financiare për to.

Një asteroid më 15 shkurt i afrohet Tokës
NASA parasheh se një asteroid do ti afrohet tokës gjatë javës së ardhshme, dhe për këtë aryse Agjencia Amerikane e Hapësirës e ka quajtur këtë si objekin më ta madh ndonjëherë që është afruar aq afër planetit tonë.

NASA bënë të ditur se pika më e afërt e asteroidit me sipërfen e tokës do të jetë rreth 27.700 kilometra.

Edhe pse kjo distancë është e afërt, NASA thotë se nuk ka arsye për frigë.

Asteroidi është rreth 50 metra i gjerë, që i bije se është më i vogël se masa standarte e tyre. NASA ka parashikuar se ky asteroid do të ketë pikën më të afërt me tokën gjatë 15 shkurtit më saktësisht në orën 19:24 dhe do të kalojë nëpër Oqeanin Indian, transmeton rel

Vendet më të preferuara për të shikuar asteroidin do të jenë Evropa Lindore, Asutralia dhe Azia.

Zhvillime fascinuese në shkencë e teknologji
Gatë vitit 2012, në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ka pasur zhvillimet fascinuese.

Nga sipërfaqja e Marsit e deri te pikat më të thella në Tokë, dhe shkëlqimi nga të reshurat e jashtëzakonshme në malet e Guinesë së Re, pra tri zhvillimet kryesore të këtij viti në shkencë dhe teknologji, kanë lindur në vende të ndryshme.

Por, ajo që është e përbashkët te të gjitha këto zhvillime, është mënyra se si ato i inspiruan dhe i befasuan si shkencëtarët kërkues, ashtu edhe pjesën më të madhe të publikut.

“Curiosity”

Pas më tepër se 8 muaj udhëtim, sonda “Curiosity” e Administratës së Gjithësisë e Aeronautikës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, e njohur me shkurtesën NASA, në gusht të vitit 2012, e bëri njërin nga aterrimet më të komplikuara, jo vetëm në sipërfaqen e Marsit.

E mbushur me pajisje dhe instrumente më të avancuara teknike për kërkime lidhur me mundësinë e ekzistimit të jetës, roboti shkencor me gjashtë rrota nuk dështoi.

“Curiosity” ishte lajm kryesor në muajin shtator kur analizat e rërës i çuan shkencëtarët të konkludojnë se uji, përbërësi kryesor për jetë, njëherë kishte rrjedhur në këtë planet.

Anëtarja e ekipit shkencor të sondës “Curiosity”, Rebecca Williams, ishte ajo që e bëri shpalljen historike.

“Këta gurë që ne po i shohim këtu, me formë të rrumbullakët, ato copëza janë shumë të mëdha që të barten nga era. Konsensusi i ekipit shkencor është se këta janë gurë, që janë transportuar me ujë, me një rrjedhje të fuqishme”, tha Rebecca Williams.

“Grimca e Zotit”

Por, konkurruese e tregimit për sondën “Curiosity” për titullin e ngjarjes kryesore shkencore e teknologjike  në vitin 2012, ishte informacioni dramatik për fizikanët, që me gjasë e kishin zbuluar ekzistencën e të ashtuquajturit “Higgs Boson”, që është një grimcë misterioze, e cila mund ta shpjegoj teorinë se si materia e arrin masën e saj.

Joe Incandela ka bërë hulumtime për këtë grimcë, e cila ndër shkencëtarë është e njohur edhe si “Grimca e Zotit”, në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) në Zvicër. Ky ishte një program i jashtëzakonshëm me vlerë 10 miliardë dollarë.

Shkencëtari Incandela u tha gazetarëve në muajin korrik se ai dhe kolegët e tij kishin “arritur në brendi të strukturës së universit”.

“Kemi të bëjmë me atë se në këto lloj eksperimentesh, ne i kërkojmë grimcat më të rralla, që janë bërë ndonjëherë. Prandaj, duhet ta keni parasysh se ky është një rezultat shumë preliminar, por ne mendojmë se është shumë i fuqishëm. Është tejet solid, përndryshe, nuk do ta kishim paraqitur”, tha Joe Incandela.

Shqyrtimet e mëpastajme të të dhënave i kanë konfirmuar gjetjet dhe kanë çuar kah prova për grimcën në Modelin Standard të fizikës.

Nëse ndodh që e ashtuquajtura “Higg Boson” nuk është grimca që mund të ndihmojë në zbulimin e ekzistencës së materies së fshehtë, megjithatë ky zhvillim është përshkruar si njëri nga më të mëdhenjtë në fushën e fizikës, në shekullin e fundit.

“Big Bang”

Një tjetër zhvillim i nxehtë ndodhi kur shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar “Brookhaven” në Shtetet e Bashkuara, e prodhuan temperaturën më të lartë që ndonjëherë e ka krijuar njeriu – duke arritur temperaturën e jashtëzakonshme prej 4 mijë miliardë shkallësh Celsius.

Kjo temperaturë, që është 250 mijë herë më e lartë se ajo në sipërfaqen e Diellit, zgjati vetëm një pjesë të sekondës, pasi shkencëtarët së bashku i shkatërruan jonet e arta gjatë kërkimeve në kuadër të të ashtuquajturit Big Bang (eksplodimi, për të cilin disa shkencëtarë sugjerojnë se e ka krijuar universin).

Bretkosa Paedophryne Amauensis

Por, shumë larg nga laboratori, shkencëtarët në vitin 2012, po ashtu e kanë konfirmuar zbulimin e kurrizorit më të vogël të njohur, që është një lloj i bretkosës që jeton në malet e Guinesë së Re.

Bretkosa me emrin latin Paedophryne Amauensis është e gjatë vetëm 7.7 milimetra. (ReL/f. b.)